HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREBrdaric si ‘Papa’ i Shkodrës, tekniku ktheu Vllazninë në majë, ndërsa në...

Brdaric si ‘Papa’ i Shkodrës, tekniku ktheu Vllazninë në majë, ndërsa në qytet festojnë datëlindjen e teknikut

Thomas Brdaric është personazhi më popullor dhe më i dashur momentalisht në Shkodër, pasi me punën që ka bërë në pankinën e Vllaznisë, ka rikthyer kuqeblutë në nivele të larta dhe pretendentë kryesorë për titullin kampion.

Pavarësisht skepticizmit të fillimit, tekniku gjermano-kroat po zhvillon një sezon vërtet shumë të mirë me Vllazninë, për meritën e tij personale, por edhe të skuadrës e të gjithë klubit.

Shkodranët janë në krye të Superligës me meritë të plotë, me 35 pikë pas 15 javësh, 9 pikë mbi ndjekësit më të afërt. Një ekip që fiton por që mbi të gjitha argëton publikun shkodran ku gjermani feston 46-vjetorin e tij.

Tifozët kanë dashur që ai të ndjejë pak nga dashuria e tyre për teknikun dhe e kanë përshëndetur në mënyrën e tyre.

Kështu, në një nga rrugët kryesore të Shkodrës, mbrëmë në mesnatë është shfaqur shkrimi “Gëzuar ditëlindjen Brdariç”, që i kushtohej trajnerit, foto që është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale edhe nga vetë tekniku si falënderim për këtë gjest të vogël, por shumë domethënës. (Dosja.al)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments