Vllaznia udhëheq kampionatin me 22 pikë. Një nga më të merituarit për këto rezultate është padyshim trajneri Thomas Brdrariç. Ai pati një lidhje me Pressing në ABC News, ku foli pikërisht për ecurinë e shkodrnaëve deri më tani, por edhe rreth asaj çka mund të sjellë e ardhmja.

“Jam i lumtur që jemi të parët në kampionat. Po shijojmë një gjë të tillë, por na pret një punë e madhe përpara. Ti ke gjjitë kohën e duhur për të dhënë maksimumin. Ne e kemi nisur me 0 pikë dhe aksush nuk e mendonte që do shkonin në një situatë të tillë. Ne kemi 22 pikë dhe mendoj se është diçka e mirë për ne. Ne i kemi dhënë përparësi sulmit, ku kemi shënuar shumë gola.

Diferencat mes ekipeve janë të pakta. Jo thjeshtë vetëm Kukësi është në garë për titullin, por edhe Laçi, Partizani apo dhe Teuta janë aty.Nëse nuk e shijon futbollin, do të largohesh. Unë po e shijoj çdo ditë, po punoj me lojtarë të fortë, të cilët kanë reflektuar vetëm gjëra pozitive.

Nuk kemi folur kurrë për përfundimin apo për titullin. Jemi duke parë ccdo dneshje, duke vlerësuar çdo ndeshje. Kemi me Korçën, e në periudhë Krishtlindjesh duhet përqëndrim maskimal. Duke parë të radhës, mund të bësh vlerësimet e duhura.

Merkato? Në dy tre pozicione na duhet ndërhyrje. Në gusht ndërtuam një ekip me elmentë të mirë, ndaj do mbajmë këto që kemi. Në fund të sezonit mund të ketë largime. Fat dhe dashuri i uroj të gjithë njerzvë që janë të lidhur me futbollin. Unë mendoj që Superliga është shumë interesante dhe e dua. Nëse do ta mbajmë kreun, do ishim të lumtur” – tha ai./newsport/