Vllaznia fitoi sërish, këtë herë ndaj Kastriotit ndërsa pas sfidës në prononcimin për Supersport, trajneri Thomas Brdariç u shpreh se ekipi i tij e dëshironte më shumë fitoren dhe se për t’ia dalë gjithnjë, duhet të jenë gjithnjë në maksimum pasi është një betejë e fortë.
“Çdo ndeshje është shumë e vështirë dhe duhet të luhet mirë. Mendoj se e deshëm më shumë këtë fitore dhe e pamë sot në fushën e lojës.
Kjo është lojë skuadre dhe ne kemi shumë gjëra që duhet të bëjmë çdo ditë, se po ndërtojmë skuadër.
Po i gëzohemi këtij momenti por është një betejë e fortë çdo ditë, sidomos sot ndaj Kastritotit. Duhet të jemi gjithmonë në maksimum që të fitojmë ndeshjet”, u shpreh Bërdariç. /VipSport/


