Tashmë është zyrtare, Mërgim Berisha transferohet te skuadra e Augsburgut në Bundesliga.

Sulmuesi shqiptar ka kaluar te ekipi gjerman në formulën e huazimit 1-vjeçar teksa ka nisur një aventurë të re në karrierën e tij futbollistike.

24-vjeçari lë kështu Fenerbahçen pas 1 sezoni, teksa në këtë aktual në një ndeshje të zhvilluar shënoi dhe një gol.

Berisha shkëlqeu sezonin e kaluar me gjigantët turq teksa në 22 sfida në Superligën e Turqisë ai shënoi 4 gola dhe dhuroi dhe 1 asist.

Më parë, Mërgim Berisha ka mbajtur veshur edhe fanellat e skuadrave të Red Bull Salcburg, Altak, Magdeburg, LASK Linz dhe Liefering.