HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREBrendon Smajli nis stërvitjen me Vllazninë

Brendon Smajli nis stërvitjen me Vllazninë

Organika e Vllaznise po plotesohet çdo dite e me teper dhe perpos lojtareve te ardhur nga merkatoja, drejtuesit e klubit ne bashkepunim me stafin teknik po i kushtojnë jo pak vëmendje edhe elementit të ri shkodran.

Për këtë arsye, ditët e fundit është bashkuar në stërvitje me ekipin edhe mbrojtësi i majtë Brendon Smajli. 21 vjeçari ka qenë i huazuar në sezonin e fundit tek Veleçiku ndërsa tani është bashkuar sërish me kuqeblutë.

Lojtari i dalë nga Akademia Vllaznia ka edhe një sezon kontratë me klubin shkodran dhe për këtë arsye, do të tentojë të bindë trajnerin Brdariç për të qenë pjesë e planeve të tij në sezonin e ri.

Vllaznia siç dihet ka zyrtarizuar maqedonasin Isaevski për krahun e majtë të mbrojtjes, megjithatë duhet edhe një lojtar tjetër për këtë pozicion dhe ai mund të jetë Smajli. Megjithatë kjo do të vendoset në ditët në vijim.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments