Michael Ngoo është në diskutim për t’u bashkuar me Vllazninë. Sulmuesi anglez nuk është ambientuar si duhet me futbollin qipriot, aty ku kaloi muajt e fundit. Lojtari nuk e ka fshehur interesimin e shkodranëve, teksa ndodhet në Tivat (Mali i Zi) me pushime.

Kjo ndodh në kohën kur Vllaznia luan sot miqësore me Buducnost në Podgoricë e Ngoo gjendet në vendin fqinj per pushime.

Koicidencë ose jo, Ngoo nuk e ka fshehur asnjëherë se dëshiron të jetë pjesë e futbollit tonë. Duket se negociatat janë në rrugë të mbarë, me anglezin që më herët ka kaluar tre vite me Tiranën.

Pritet qe Ngoo te jete i pranishem sot ne miqesoren e kuqebluve dhe mund te jete kontakti i duhur nga afer me drejtuesit kuqeblu per te mbyllur marreveshjen.