Egnatia i shpalosi objektivat e saj pas ringjitjes në elitën e futbollit shqiptar duke kërkuar të kapi vendet që e dërgojnë në Europë. Pra duke mos u kursyer aspak për të kërkuar maksimumin që në këtë sezon të parë.

Ndërkohë është zyrtarizuar edhe afrimi i Arbër Çyrbja. Ky i fundit ishte edhe në radarin e klubeve të kryeqytetit, por vendosi që të firmoste kontratën me ekipin e Egnatias.

Eksperienca në Kosovë do të mbyllej për të dhe u rikthye nga Gjilani në Superiore për të dhënë kontributin e tij.

Kujtojme qe ne muajin janar u perfol edhe mundesia e bashkimit te tij me Vllaznine, por atehere nuk u be realitet kthimi i tij ne Shqiperi dhe kjo ndodhe tashme per Egnatian.