Vllaznia do te luaje sot ne oren 20.00 ndaj Buduçnostit ne Podgorice ndeshjen e pare miqesore te prag- sezonit. Nje sfide qe pritet me interes, pavaresisht se ekipi shkodran eshte i paplotesuar ne organike si rrjedhoje e largimit te disa lojtareve.

Megjithate tifozet e kesaj skuadre kane vendosur qe te jene te pranishem dhe nje numer i konsiderueshem i tyre pritet te jene te pranishem ne “Gradski Stadion” te Podgorices.

Ndeshja eshte e lejuar per t’u ndjekur nga tifozet dhe çmimet e biletave jane te lira, vetem 2 dhe 3 euro per tribunat respektive te ketij stadiumi.

Por nga ana tjeter, per ata qe nuk do te kene mundesi te jene ne stadium, klubi Vllaznia ka njoftuar tifozet e tij se ndeshjen mund ta ndjekin live edhe permes internetit.

Do te jete kanali https://youtu.be/WPbr_DdxjXc qe do ta transmetoje kete ndeshje dhe te gjithe tifozet kuqeblu mund ta ndjekin aty kete ndeshje./SHKODRA-SPORT.COM/