Per te tretin sezon me rradhe, trajneri i ekipit U17 te Akademise Vllaznia do te jete Brikeno Bizi. Nje trajner qe tashme ka krijuar profilin e nje njeriu shume punetor, por edhe te suksesshem.

Me grupet e lojtareve qe ka stervitur dhe drejtuar ka arritur te marre maksimumin. Gjate sezonit te kaluar, ndonese nuk pritej ndoshta, Vllaznia U17 arriti deri ne finalen e kampionatit dhe ishte shume te shpallurit kampion.

Por perpos kesaj ecurie, ajo qe vlen me shume eshte elementi cilesor qe ka derguar tek ekipi U19, duke filluar nga portieri Kaçaj, e per te vazhduar me mbrojtesit Spahija, Qerpiku, mesfushoret Papa, Alivoda, Mujashi, sulmuesit Delaj, Perloshi e te tjere.

Kaq mjafton per te thene se Bizi e ka bere punen e tij me se miri, megjithate ai nuk ndalet ketu. Detyra e tij eshte te pergatise te tjere elemente cilesore per te ardhmen e Vllaznise dhe do te mundohet ta beje ne menyren e duhur kete gje.

Kuptohet qe nga sezoni ne sezon veshtiresite jane te medha sepse largohen e vijne shume lojtare, megjithate pasioni i tij mbetet i njejti. Brikeno Bizi duket i vendosur per te bere gjithmone me te miren ne punen e tij si trajner./SHKODRA-SPORT.COM/