Armando Broja është shndërruar në lojtarin kryesor të Viteshes teksa deri në këtë pikë të sezonit ka shënuar nëntë gola.
Sulmuesi në pronësi të Çelsit, është përshtatur më së miri me Eredivise dhe mund ta konsiderojë edhe qëndrimin për një tjetër sezon aty, para se të provojë të rikthehet te blutë e Londrës.
Vetë Broja thekson se në rast se ekipi kualifikohet për në Europa League, atëherë edhe mund të qëndrojë në Holandë.
“Qëndrimi te Viteshe edhe për sezonin tjetër është një mundësi, e cila mund të realizohet. Nëse arrijmë të kualifikohemi në Ligën e Europës, shanset për të qëndruar edhe një sezon këtu do të rriten”, u shpreh Broja për “OG”. /VipSport/