HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREBrunild Pepa një vit pa gol në Shkodër. Premton të shënojë ndaj...

Brunild Pepa një vit pa gol në Shkodër. Premton të shënojë ndaj Vllaznisë!

Një ish- futbollist i Vllaznisë, lushnjari Brunild Pepa ka premtuar se do t’i shënojë skuadrës shkodrane në ndeshjen e parë të kampionatit. Ai siç dihet, është bërë pjesë e ekipit të Lushnjës, skuadër e cila do të jetë ndeshet kundër kuqebluve më 9 shtator. Natyrisht që kjo është detyra e tij në fund të fundit, të shënojë por interesant është fakti në Shkodër “qeshin” me këtë deklaratë, sepse gjatë qëndrimit të tij me Vllazninë ai nuk ka shënuar asnjë gol në ndeshjet e kampionatit!

Mbase kjo “uri” e tij do të marrë fund pikërisht ndaj saj dhe në fakt nuk janë të pakta rastet kur futbollistë të tillë gjithmonë janë “zhbllokuar” duke luajtur ndaj skuadrës shkodrane. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë pas 12 ditësh në ndeshjen që ende nuk dihet se ku do të luhet për shkak të rikonstruksionit të fushës së stadiumit “Roza Haxhiu”.

www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments