Kampionia e Shqipërisë në futboll për femra, Vllaznia e Shkodrës e ka mbyllur me fitore serinë e ndeshjeve në grup. Ashtu siç pritej, shkodranet nuk e kanë patur të vështirë të fitojnë ndaj kampioneve të Luksemburgut, ekipit Bettembourg. Me dy gola të shënuar që në pjesën e parë dhe me autore Maliqin e Maksutin, vajzat kuqeblu kanë siguruar fitoren dhe rezultati nuk do të ndryshonte deri në fund duke bërë që Vllaznia të fitojë 2-0.

Me këtë fitore, ajo është ngjitur në kuotën e 6 pikëve duke mbajtur vendin e dytë në grup pas PAOK që kryeson me pikë të plota-9. Megjithatë ekipi shqiptar ka shpresë për kualifikim në turin e dytë sepse pret një vendim të UEFA-s për ndëshkim të ekipit grek për aktivizim në dy ndeshjet e para të një futbollisteje të pafederuar.

© shkodrasport.com