Paraditen e sotme, në mjediset e Federatës Shqiptare të Volejbollit është hedhur shorti i sezonit të ri sportiv 2017-2018 në këtë sport. Një sezon që vjen me disa risi dhe që pritet të dhurojë të tjera emocione, ashtu siç ka qenë kjo verë sportive e sportit të rrjetës. Drejtuesit e FSHV-së, Presidenti Erlind Pëllumbi dhe sekretari Albens Vokopola drejtuan hedhjen e shortit të sezonit të ri, duke shpjeguar edhe atë që ata presin nga sezoni i ri.

“Do të nisim së shpejti një tjetër sezon të gjatë dhe të bukur në sportin e volejbollit dhe shpresoj që bashkë me ndihmën tuaj, të dhurojmë sa më shumë emocione dhe ndeshje të bukura”, u shpreh sekretari i FSHV-së, Vokopola për të pranishmit, shumë përfaqësues klubesh e shoqatash sportive që ndoqën “live” hedhjen e shortit.Sezoni i ri sportiv 2017-2018 do të nisë zyrtarisht më 22 shtator, kur do të zhvillohet Kupa e Federatës për të dyja kategoritë, meshkuj e femra. Ky turne, prej vitesh është bërë “porta hapëse” e veprimtarive të volejbollit, turne ku si gjithnjë marrin pjesë 4 ekipet e para të sezonit të fundit.

“Ndërsa një javë më pas, më 29 shtator, do të nisë kampionati me ndeshjet e meshkujve. Ndërsa femrat do ta nisin kampionatin e tyre më 7 tetor, Grupi A1 dhe 14 tetor Grupi A2. Në fund të nëntorit, kampionati do të ndërpritet për t’i lënë vendin fillimisht Kupës së Flamurit dhe më pas Kupës së Shqipërisë (nis më 1 dhjetor)”, tha më tej Vokopola.Duke parë temperaturat e ulta në Shqipëri, FSHV ka vendosur që ndeshjet e kampionatit, pas pushimeve dimërore, të rinisin javën e parë të shkurtit, ndërkohë që i gjithë janari do t’u shërbejë skuadrave për të kryer riparimet në merkaton e dimrit (afati i fundit 31 janari 2018). “Muajt shkurt-mars do të rikthejnë kampionatin, që do të mbyllet në fund të prillit më ndeshjet finale të play off-it”, tha Vokopola, që shton se mund të ketë disa risi në mënyrën e zhvillimit të ndeshjeve finale të play off-it, që do të konfirmohen në një moment të dytë.Duke parë temperaturat e ulta në Shqipëri, FSHV ka vendosur që ndeshjet e kampionatit, pas pushimeve dimërore, të rinisin javën e parë të shkurtit, ndërkohë që i gjithë janari do t’u shërbejë skuadrave për të kryer riparimet në merkaton e dimrit (afati i fundit 31 janari 2018). “Muajt shkurt-mars do të rikthejnë kampionatin, që do të mbyllet në fund të prillit më ndeshjet finale të play off-it”, tha Vokopola, që shton se mund të ketë disa risi në mënyrën e zhvillimit të ndeshjeve finale të play off-it, që do të konfirmohen në një moment të dytë. Sipas shortit të hedhur, Vllaznia e meshkujve kampione në fuqi e vendit, do ta nisë kampionatin duke pritur në Shkodër ekipin e Partizanit. Ndërsa femrat ndeshjen e parë do ta luajnë në Durrës ndaj Teutës.

© shkodrasport.com