Me mbylljen e merkatos, është e mundur të bëhet edhe një vlerësim i skuadrave dhe organikave në superiore, për sa i përket vlerës monetare. Duke ju referuar transfermarkt,de , faqes së specializuar për transferimet, rezulton se Tirana kampione në fuqi, pavarësisht largimeve të merkatos, me lojtarë të spikatur si Seferi, Totre apo Toli, ka aktualisht skuadrën më të shtrenjtë të kampionatit.

Në total në organikë lojtarësh bardheblutë vlejnë 5.78 milionë euro, më i shtrenjti ndërkohë në kampin e Orges Shehit është Redon Xhixha, me një vlerësim kartoni prej 475 mijë eurosh. Partizani konkurron denjësisht bardheblutë, duke u renditur i dyti me diferencë të vogël me bardheblutë, me një organikë prej 28 lojtarësh që në total gjithmonë duke ju referuar transfermarkt.de kushton 5.40 milionë euro.

Më i shtrenjti në kampin e Colella është Xhuliano Skuka që brenda pak muajve ka bërë një katapultim të vërtetë duke e rritur vlerën e kartonit të tij në 400 mijë euro. Podi i Superiores kompletohet nga Kukësi, ku Safet Gjici ka ndërtuar një skuadër që vlen 5.09 milionë euro, shumë që nuk është reflektuar në fushë në këto javë të para të kampionatit, në organikën verilindore interesant është fakti se më i shtrentji është një mbrojtës, Thiago Ferreira me një vlerësim prej 400 mijë eurosh për brazilianin.

Vllaznia është padyshim një ndër pretendentet kryesore për titullin, diçka që po e vërteton në fushë, ndërkohë që nëse i referohemi vlerave kanë bërë një investim të zgjuar, pasi kanë një organikë që renditet në vendin e 4-ët për sa i përket kostos, 4.5 milionë euro, Më i shtrrenjti në kampin e Josës është Liridon Latifi që vlerësohet 350 mijë euro, ndërsa një vlerë kartoni prej 300 mijë eurosh apo më shumë kanë edhe lojtarë si Gurishta, Mala, Jonuzi, apo Aralica.

Shkodranët ndiqen nga Laçi, në vend të pestë me një vlerë skuadre në total prej 3.9 milionë eurosh, në organikën kurbinasde më i shtrenjti është portieri Dajsinani, i ndjekur nga Ariel Borisyk, Babatunde e Adeleke. Egnatia falë investimeve të shumta të kësaj vere ka ndërtuar një skuadër që sipas transfermarkt vlen 3.65 milionë euro, duke lënë pas për vetëm 100 mijë euro Teutën, ndërkohë që fakti që vitin e kaluar luanin në Kategorinë e Parë dhe ju duhet të afirmojnë lojtarët edhe në elitë padyshim që penalizon Bylisin e Erzenin që me diferencë nga Kastrioti mbyllin klasifikimin virtual të skuadrave më të kushtueshme në Kategorinë Superiore./supersport/