Bruno Telushi është futbollist i Partizanit për sezonin e ri. Vlonjati ka pranuar në një prononcim të shkurtër për Newsport.al se pas largimit nga Egnatia ka arritur marrëveshje me Demat, për një rikthim pas 2 vitesh me fanellën e kuqe.
“Po është e vërtetë. Kam arritur marrëveshjen me Partizanin”, tha shkurtimisht për Newsport.al ai. 31 vjeçari ishte pjesë e Partizanit edhe në sezonin e titullit (2019), duke treguar cilësi në mesin e fushës. Tanimë Mehmeti rikthen në ekip një njohje të vjetër, me tifozët që kanë “ushtarin” e tyre të preferuar, sërish.
Por megjithate pikesepari duhet qe lojtari te rimarre formen e tij sepse prej disa muajsh nuk luan per shkak te nderhyrjes kirurgjikale qe ka kryer.
Telushi tek Partizani ne fakt mund te themi se ka kaluar momentet me te mira te karrieres se tij te cilat e ndihmuan te transferohej edhe jashte vendit, ndonese me pas gjerat nuk i shkuan ashtu si duhet dhe u rikthye serish ne Shqiperi.