Vllaznia ka udhëtuar ditën e sotme drejt Rumanisë për të tentuar një fitore historike përballë Universitateas së Kraiovës, në ndeshjen e turit të dytë të Conference League. Kuqeblutë barazuan 1-1 në shtëpi në duelin e parë dhe tashmë kanë një punë të vështirë në sfidën e dytë për të synuar kualifikimin.

Megjithatë, skuadra e drejtuar nga Mirel Josa ka pse të shpresojë, pasi Kraiova nuk është një ekip i pamundur për t’u kaluar. Së fundmi, kundërshtarët e kuqebluve barazuan me shifrat 1-1 me shumë mund në transfertë ndaj Universitatea Cluj.

Filip për Cluj ishte ai, i cili shënoi i pari dhe gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 6-të të sfidës. Megjithatë në pjesën e dytë, skuadra mike barazio ndeshjen me Papp në minutën e 64-të.

Tre barazime rradhazi janë disa rezultate që tregojnë se, Universitatea e Kraiovës nuk është në maksimumin e saj në këto momente dhe kuqeblutë duhet të tentojnë të shfrytëzojnë çdo mundësi që u jepet.
Maringlen ZHIVANI