Futbollisti shkodran, Armando Vajushi po has vështirësi për të gjetur një ekip të ri. 30-vjeçari është prej janarit pa ekip, pasi e larguan nga ekipi rumun i Petrolul në Kategorinë e Dytë.

Momentalisht nga sa mësohet, në drejtim të Vajushit nuk ka oferta, teksa ai mund të jetë një alternativë për drejtuesit e Vllaznisë në merkato, duke qenë se është një futbollist i lirë. Megjithatë, çdo gjë duhet parë në vijim.

30-vjeçari konsiderohej si një ndër talentet më të mëdha të futbollit shqiptar në vitet 2010, por karriera e tij ka qenë larg pritshmërive, mes huazimeve dhe dëmtimeve. Në ditët në vijim, do të mësohet më shumë në lidhje me të ardhmen e tij, teksa nuk përjashtohet mundësia edhe e një rikthimi të mundshëm në Abissnet Superiore.

Për momentin nuk ka asgjë zyrtare, por shumë shpejt mbase do të ketë diçka më shumë për të. Gjithçka mbetet për t’u parë në ditët në vijim.
Maringlen ZHIVANI