Miqesorja e djeshme ndaj Traiskirchen, pergatitjet e Vllaznise ne Austri dhe perballjet me Universitatea Craiova kane qene temat e diskutimeve te video- analistit te Vllaznise Xhoen Tugu ne emisionin “7pa5” ne Vizion Plus mengjesin e sotem.

“Ndeshja shkoi mire, fituam 1-0. Ishte takimi i pare miqesor qe pas finales se Kupes dhe me shume ishte per te pare formen fizike te lojtareve, per te pare edhe lojtaret e rinj qe kane ardhur se fundi ne skuader nese do te pershtateshin si duhet me pjesen tjeter qe kane gjetur aty.

Edhe goli i vetem i kesaj ndeshje u shenua nga Vulaj, nje nga ardhjet e reja te Vllaznia. Ne pergjithesi ekipi u mundua t’i pershtatet kerkesave teknike te trajnerit i cili po ashtu u mundua te aktivizonte sa me shume lojtare ne menyre qe secili te merrte minutat e tij ne kembe.

Kundershtari ishte ne nje gjendje shume te mire fizike sepse eshte ne prag te startit te kampionatit ndersa ne na duhet ende te kapim ritmin. Megjithate e konsiderojme nje test pozitiv, ndonese eshte e qarte se kemi gjera per te rregulluar ne skuader.

Do jene edhe dy miqesore te tjera perveç asaj te djeshmes dhe besoj se me kalimin e kohes, te gjithe futbollistet do te marrin minutat e tyre. Trajneri Josa po punon me shume deshire per te bere me te miren per ndeshjet e Kupave te Europes, por t’ia leme kohes me mire se si do te shkojne gjerat”- eshte shprehur fillimisht Tugu.

Nderkohe duke folur per perballjet ndaj Universitatea te Krajoves, video- analisti i kuqebluve u shpreh: “Sigurisht qe ne besojme tek kualifikimi sepse ndryshe nuk ka kuptim futbolli te mos besosh. Ne loje jane 180 minuta, ndoshta edhe shtesa dhe 11-metershat dhe ne besojme te kualifikimi pavaresisht se perballe kemi nje ekip me shume emer ne Rumani, megjithate perderisa e ka eliminuar Laçi vitin e kaluar, pse te mos tentojme edhe ne te njejten gje”./SHKODRA-SPORT.COM/