Shtohet numri i skuadrave qe duan te marrin sherbimet e sulmuesit me origjine nga Malesia e Madhe Armando Broja, kartonin e te cilit e zoteron Çelsi.

Se fundi, ka qene Newcastle i cili ka dërguar një ofertë zyrtare tek Çelsi për shërbimet e Armando Brojës. Ata nuk kanë marrë akoma një përgjigje nga Blutë e Londrës, megjithatë kanë besim se negociatat do të hapen shumë shpejt.

Lajmi është konfirmuar nga gazetarë të ndryshëm anglez të afërt me Newcastle. Ndërkohë që, ndoshta shumë shpejt, futbollisti shqiptar do jetë nën urdhrat e trajnerit të Newcastle, Eddie Howe.

Në sezonin e fundit, Armando Broja me Southampton luajti në 32-ndeshje, teksa arriti të shënojë edhe gjashtë gola. Konsiderohet nje lojtar i se ardhmes dhe te gjithe tiparet i ka per te qene shume i suksesshem prandaj dhe shume ekipe duan ta kene ne rradhet e tyre ne sezonin e ri.
Maringlen ZHIVANI