Në 6 javët e para të kampionatit, Milani ka pësuar vetëm 3 gola; 2 kundër Cremonese (në ndeshjen e vetme të humbur) dhe një kundër Napolit. Vetëm Roma e Gian Piero Gasperinit ka bërë më mirë në këtë drejtim, me një gol më pak të pësuar.
“Djalli” duket se ka gjetur sërish atë që i mungonte prej disa sezonesh, soliditetin mbrojtës. Meritën e madhe për këtë e mban Massimiliano Allegri. Trajneri nga Livorno e ka pasur gjithmonë fiksim fazën mbrojtëse, edhe kësaj here duket se ka ide shumë të qarta për objektivin e tij.
“Nëse pësojmë nga 25 deri në 30 gola gjatë gjithë sezonit, do të jemi patjetër në dy vendet e para, – tha Allegri për “DAZN”. – Nëse pëson përtej 35 golave, rrezikon të mbetesh jashtë katërshes së parë. Këto janë statistikat e 20 viteve të fundit në kampionatin italian”.
Një rastësi interesante… Herën e fundit që Milani kishte pësuar vetëm 3 gola në 6 javët e para të Serie A ishte në sezonin 2021/22, i cili përfundoi me fitimin e titullit të 19-të kampion