Kartoni i dyte i verdhe qe arbitri Eldorian Hamiti i dha mbrojtesit te Vllaznise Aleksandar Isaevski ne minuten e 70-te te ndeshjes ndaj Teutes, duke e lene skuadren shkodrane me 10 futbolliste, i ka irrituar te gjithe ne kampin kuqeblu.
Ata ishin te mendimit se Isaevski ka prekur topin me perpara dhe nuk ishte as faull dhe jo me karton, por krejt ndryshe mendon ish- arbitri Bujar Pregja.
Gjate movioles se bere ne emisionin “Pressing”, ai ka deklaruar se nderhyrja e futbollistit te Vllaznise eshte e denueshme dhe arbitri ka vepruar drejt duke e ndeshkuar me karton.
“Nga pamjet qe shohim, konstatojme se lojtari i Vllaznise ka bere nje nderhyrje nga prapa dhe me taka ndaj kundershtarit. Edhe nese e ka prekur ai i pari topin, i ka prekur edhe kemben dhe kjo nderhyrje eshte e ndeshkueshme.
Vendimi i arbitrit per t’i dhene kartonin e verdhe eshte i drejte, pavaresisht se ai ishte i dyti dhe lojtari u largua nga fusha, por eshte nje nderhyrje e denueshme. E kemi thene se cdo nderhyrje nga prapa eshte e denueshme dhe per me teper, kjo ishte edhe me taka”- ka thene Pregja./SHKODRA-SPORT.COM/