Ish-kapiteni i Shqipërisë Rudi Vata e konsideroi bojkotin si një mënyrë zgjidhjeje jo të burravë të zotë. Në një lidhje direkte me emisionin “Rubrika Sportive” në “RTSH Sport”, ai u shpreh se klubet e futbollit duhej të bisedonin fillimisht me Komitetin Ekzekutiv të FSHF-së të cilin e kanë zgjedhur.

Nga ana tjetër, Vata shtoi se FSHF-ja duhet të negociojë me qeverinë, jo klubet, për 4 kërkesat e ndryshimeve ligjore në sportin shqiptar. Ai theksoi se përplasja qeveri klube është kthyer në personale. Ish-futbollisti i kombëtares bëri me dije se duhen më tepër se 4 kërkesa për reforimin e futbollit shqiptar.

“Bojkoti nuk është mënyrë zgjidhjeje e burrave të zotë, por e dembelave që nuk duhet të mbrohen të drejtat e tyra. Po të isha unë, unë do të shtoja dhe 10 kërkesë qeverisë, por jo direkt klubet të bëjnë presion. FSHF-ja është nëna e klubeve.

Këto klube kanë zgjedhur një Komitet Ekzekutiv dhe president. Këto kërkesa duhet t’ia bëjnë qeverisë së tyre, FSHF-së, të bashkëbisedojnë dhe ta bindin shtetin shqiptar që këto kërkesa duhet të plotësohen. FSHF-ja i ka përdorur klubet që të mos dalë keq me qeverinë.

Klubet gabojnë, kanë bërë zgjidhjen më të gabuar, të gjithë futbollistët janë në stres se kur do fillojë. Në Europë nuk po ndodh kështu, te ne situata është mjaftueshëm e keqe. Trajnerët nuk kanë plan. Këto klube duhet të menaxhohen me njerëz më inteligjentë.

Klubet duhet të luftojnë me federatën, federata duhet të bëjë luftë me shtetin shqiptar. Klubet s’duhet të nxjerrin kapitenët në fushë. Çdo problem ka lindur me zgjidhje, zgjidhjet bëhen me dialog. Këtu shikoj, këtu është kthyer në personale.

Edhe kryeministri e ka kthyer në personale me disa prej personave. Edhe disa presidentë kanë krijuar këtë situatë të paqartë”, deklaroi ish-kapiteni i Shqipërisë Rudi Vata.

PANORAMASPORT.AL