Ish-gjyqtari ndërkombëtar, Bujar Pregja, i cili është aktualisht kryetar i Kolegjiumit të Tiranës si dhe delegat në FSJF, mendonte po bëhet shumë zhurmë me listën e emrave të ftuar për miqësoren e yjeve, Në “Pressing” ai e cilësoi debatin e krijuar më shumë si një ego personale të ish-futbollistëve.

“Pse është problem se nuk janë thirrur 5 lojtarë? Pse ia varni gjithçka federatës? Të gjithë ish- futbollistët kanë një ego të tmerrshme për të luajtur.

Më ka ndodhur një gjë në ndeshjen e veteranëve ndaj Gjermanisë, atë ndeshje e kam mbajtur unë se ashtu u vendos. Dy lojtarë të ekipit tonë kombëtar luajtën me numrin 10 se nuk dorëzonin numrin.

Merret edhe gjendja fizike, se duhet të dalësh aty e të jesh në rregull se kam parë ndeshje veteranësh që rrezoheshin në tokë, është edhe për syrin”, tha Pregja. /vipsport/