Ish-mesfushori i Çelsit, Klaud Makelele ka mbrojtur ish-bashkëlojtarin Frenk Lampard përsa i përket disfatave dhe pozicionit ku ndodhet ekipi londinez.

“Është një situatë e vështirë, por do të ishte e vështirë për çdo trajner tjetër. Edhe nëse Guardiola apo Murinjo do të drejtonin ekipin më mirë, problemet do të ekzistonin.

Ka shumë lojtarë të rinj dhe Frenk pavarësisht se nuk i njeh mirë e pranoi si sfidë për ti marrë drejtimin e skuadrës.

Gjithsesi fitorja e së shtunës ishte e bukur dhe duhet të ketë sjellë pak lumturi”, u shpreh ai.