Darko Bulatoviç ishte një nga protagonistët e Vllaznisë në sezonin që u mbyll. Mbrojtësi ka bërë paraqitje pozitive duke u kthyer në lider në këtë repart.

Kontrata aktuale e 33-vjeçarit me shkodranët përfundon në fund të qershorit, por Bulatovic nuk e përjashton mundësinë e rinovimit.

Në një intervistë për “CG Fudbal.com” mbrojtësi ka theksuar se po shqyrton të gjitha opisonet e ofruara, ndërsa nuk mungojnë edhe ofertat nga jashtë.

“Pas fitimit të Kupës sezonin e kaluar këtë sezon arritëm të kualifikohemi në Europë përmes kampionatit, që ishte edhe objektivi kryesorë. Jam i kënaqur me paraqitjet e mia. Kam luajtur qendërmbrojtës në të gjitha garat.

Ka interes për vazhdimin e bashkëpunimit, por jam i hapur për të gjitha opsionet. Kam kontakte si nga jashtë ashtu edhe nga Mali i Zi. Nuk nxitoj të marr një vendim, besoj se do të bëj zgjedhjen e duhur kur të vijë koha”, ka theksuar shkurtimisht Bulatoviç./newsport/