Thursday, February 26, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREBulatoviç nis stërvitjen, ja kur mund të rikthehet të luajë për Vllazninë

Bulatoviç nis stërvitjen, ja kur mund të rikthehet të luajë për Vllazninë

Tek Vllaznia situata ne pragndeshjen me Tiranen duket shume optimiste dhe te gjithe pjestaret e saj jane munduar te kalojne momentet jo te mira qe erdhen nga humbja me Kukesin.

Pas nje dite pushimi, ekipi i eshte rikthyer sot stervitjes duke zhvilluar seancen stervitore te rradhes. Ajo qe ka rene ne sy ka qene edhe prania e mbrojtesit malazez Darko Bulatoviç.

Ai vertete ka qene i pranishem ne stervitje, por nuk i eshte bashkuar grupit te madh te lojtareve. Fillimisht ka zhvilluar disa vrapime rreth fushes e me pas, ka punuar bashke me trajnerin e pergatitjes atletike Tzokov.

Por, megjithese mbrojtesi i majte ka filluar stervitjen, ai ende nuk eshte gati per te luajtur. Mbase edhe per 2-3 jave te tjera do t’i duhet te punoje fort qe te kape ritmin e lojtareve te tjere te ekipit.

Bulatoviç ka pesuar nje demtim ne stervitje para rreth 2 muajsh dhe gjate kesaj periudhe ka pushuar duke pritur rehabilitimin, ndersa tani do t’i duhet te punoje fort te kape kohen e humbur./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments