Ju kujtohet fotoja e tre futbollistëve shkodranë të Laçit pas ndeshjes së fundjavës ndaj Kamzës?

Shtubina, Nika dhe Fangaj pozonin me fanellat e tyre si sinjal i qartë në mbështetje të Vllaznisë dhe se kishin mbajtur premtimin ta ndihmonin, pasi arritën të mundnin Kamzën dhe të ngjallnin shanset e mbijetesës së skuadrës së qytetit të lindjes.

Por ajo foto tashmë është kthyer në objekt talljesh nga futbollistë e Kamzës, të cilët u kanë kujtuar tre lojtarëve të cilët kishin pozuar në atë mënyrë në rrjetet sociale se Vllaznia ra nga kategoria e jo Kamza.

Përgjigja ka ardhur nga Zgurio, Fili dhe Fukui të cilët kanë pozuar me fanellat e tyre në dorë pas ndeshjes së sotme ndaj Partizanit, në foton që ka qarkulluar më pas edhe në rrjetet sociale.

“Përshëndes shkodranët e një jave më parë. Futbolli nuk luhet me klane për të hedhur një ekip dhe për të qëndruar një tjetër”, ishte ironia e Zguros në postimin e tij. /vipsport.al/