Pavarësisht fitores të Vllaznisë me rezultatin 1-5 ndaj Partizanit, shkodranët nuk kanë arritur të evitojnë dot rrëzimin nga elita e futbollit shqiptar.

Kjo situatë ka ngjallur reagimin e shumë figurave të njohura për sportin shqiptar, mes të cilëve futet edhe ish-futbollisti i Vllaznisë dhe Kombëtares, Roland Luçi.

Nëpërmjet një reagimi në “Facebook”, ai është shprehur se shkodranët nuk mund të prisnin një mobilizim nga të gjitha klubet shqiptare për shpëtimin e Vllaznisë. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/

Reagimi i plotë

Nuk e ka fajin Partizani, pavaresisht se mund te kete mekatuar sot ndaj Kamzes. Ashtu si mekatoi dhe Skenderbeu e Kukesi ne perballjet komediante ndaj Vllaznise.

Nuk mund te mobilizohen te gjithe klubet shqiptare qe te mos bjeri nga kategoria Vllaznia! Aq me teper ne nje ritual te pervitshem.

E meritonte te binte, si gjithe vitet e fundit dhe nuk u nxoren qe nuk u nxoren mesime, gjithshka perseritej identikisht sezonin pasardhes.

Sot renia ne nivelin e dores se dyte te futbollit shqiptar eshte realitet.

Jam kurioz te shoh reagimet e strukturave pergjegjese ne funksion te nje ringjitjeje dinjitoze.