HomeKRYESOREBundesliga Bayern fiton ndaj Mainz, por humb dy yjet. Dortmund shpërdoron avantazhin...

Bundesliga Bayern fiton ndaj Mainz, por humb dy yjet. Dortmund shpërdoron avantazhin në fund

Bayern Munich ka fituar jashtë fushe ndaj Mainz me rezultatin 2-1. Ishte një fitore e merituar e bavarezëve që tani i janë afruar kreut falë barazimit të Dortmund. Aktualisht skuadra e Kovac është vetëm dy pikë larg vendit të parë. Por lajmi i keq është se Goretzka dhe Hummels kanë pësuar dëmtime në fushën e Mainz dhe mbetet për t’u parë se sa seriozë janë.

Bavarezët e kishin shumë të vështirë të futeshin në lojë. Vendasit ishin të organizuar mirë në mbrojtje dhe falë shpirtit luftarak arritën të mbanin larg zonës së tyre kundërshtarin deri në minutën e 27’, kur Bayern regjistroi mundësinë e parë për gol por ishte i pafat teksa goditja e Kimmich ndalet nga shtylla.

https://twitter.com/mizzyceloZ/status/1056187111601258496

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments