Kampionati i kategorise se pare ka rifilluar sot me ndeshjet e para te ketij viti dhe ne Shkoder jane ndeshur Veleçiku me Burrelin ne ndeshjen e luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi”.

Matjanet ne fakt kane rezultuar shume te forte tek koplikasit te cilet edhe pas kesaj ndeshje treguan se do ta kene shume te veshtire te sigurojne objektivin e tyre, qendrimin ne kategorine e pare.

Djemte e drejtuar nga trajneri shkodran Samuel Nikaj kane fituar me rezultatin e thelle 4-0 dhe me kete trepikesh kane forcuar pozitat e tyre ne vendin e dyte duke qene gjithnje nje hap larg Dinamos se vendit te dyte.

Ne pjesen e pare ka qene sulmuesi shkodrani Jasmin Rraboshta qe ka shenuar golin e pare te kesaj ndeshje dhe me pas ka ardhur edhe i dyti me autor Yuten.

Ne pjesen e dhyte nderkohe jane shenuar edhe dy gola te tjere, njeri prej te cileve mban firmen e shkodranit tjeter Donat Toma ndersa i katerti nga Stana. Perfundimisht 4-0 per Burrelin qe eshte ngjitur ne kuoten e 19 pikeve ne vendin e dyte ndersa Veleçiku mbetet ne kuoten e 6 pikeve dhe mban vendin e parafundit te renditjes.