Emergjenca e Koronavirusit ka goditur në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të rëndë financat e klubeve të futbollit. Mes këtyre, edhe Bajernin e Mynihut, i cili në krahasim me sezonin e shkuar ka parë që t’i bien të ardhurat, përfshirë tregun e futbollistëve, nga 750.1 milionë euro në 698 milionë.

Mes goditjes më të madhe financiare është natyrisht bilanci i të ardhurave në stadium, që për bavarezët kishte prekur kuotën e 179.1 milionë eurove në sezonin 2018-19 dhe kuotën 172.7 milionë euro në 2017-18.

Shifra për sezonin 2019-20 ka zbritur në afro 152 milionë euro, me një zbritje -12%, për shkak të kufizimeve vendosur për hyrjet në stadium pas pandemisë.

Dhe dëmi për sezonin aktual 2020-‘21 natyrisht që do të jetë më i madh, duke qenë se ai ka nisur pa tifozë. Në praktikë, nga ajo që raporton “Bild”, me “Allianz Arena”-n e mbyllur për tifozët, kampionët e Gjermanisë humbasin mes 3-4 milionë euro për ndeshje.

Një dëm, i cili të paktën deri në fund të sezonit aktual nuk duket i shmangshëm.