Dy fitoret e arritura në dy miqësoret e zhvilluara në Mal të Zi, e kanë bërë trajnerin e Vllaznisë Artan Bushati të jetë  i kënaqur me paraqitjet e skuadrës së tij. E ka thënë këtë gjë edhe pas miqësores së djeshme me malazezët e Grbalj. Pavarësisht se rezultati nuk ka qenë aq i thellë sa në ndeshjen e parë, për të e rëndësishme është që skuadra ka rritje nga ndeshja në ndeshje. Dje kuqeblutë edhe në lojën mbrojtëse ka shfaqur më tepër siguri e kjo e ka kënaqur atë prandaj për gazetarët pas ndeshjes do të shprehej:

“Nveli i kundështarit nuk ishte ai i takimit të parë dhe kjo na solli një rezultat tjetër. Megjtihatë unë mund të them se jam i kënaqur me atë që ekipi në aspektin taktik ka treguar rritje, sidomos në aspektin mbrojtës ku edhe ne kemi kërkuasr që të punojmë më tepër. Mendoj se gjithccka ka fuksionuar mjaft mirë për ekipin tonë në këtë aspekt. Pas largimit të Osmanit, besimi normalisht do të jetë tek lojtarët e tjerë të këtij reparti  të cilët e kanë justifikuar veten. Taktikisht ekipi f uksionoi në aspketin mbrojtës dhe si i I tillë kundërshtari nuk na rrezikoi asnjëherë. Lojtarët e tjerë e kanë justifikuar plotësisht veten”. Në miqësoren e djeshme, ka patur një lojë të rëndë të futbollistëve malazezë. I pyetur rreth këtij fakti, trajneri Bushati në fakt ka dashë ta anashkalojë duke e konsideruar të paqëllimshme atë prandaj ka shtuar: “Ishim informuar për kundërshtarin dhe për lojën që do të bënte. Mund të them se futbolli edhe i njeh këto gjëra. Megjithatë shpresoj se shumë shpejt këto dëmtime do të kalojnë. Lojtarët do të rikuperohen besoj në një kohë të shpejtë”. Pas largimit të Osmanit në fakt ka patur një shqetësim në kampin shkodran. Trajneri Bushati kishte qenë njeriu që e kishte kërkuar me ngulm ta kishte këtë lojtar në skuadër. I pyetur sesi ndjehej nga largimi I tij, ai është shprehur: “Kishim programuar që të kishim edhe Osmanin pasi edhe kërkesa ime ishte për këtë lojtar. Por mund të them se edhe sot treguam që dyshja Kraja e Semina funksionoi mjaft mirë e  po ashtu edhe Belisha, po funksionojnë mjaft  mirë në prapavijë. Mund të them se jo ccdo e keqe mund të vijë për keq. Mendoj se nga dita në ditë skuadra po organizohet dhe po merr formen e duhur. Por do të gjejmë forma dhe mënyra që në atë pozicion të supertohet mungesa e tij dhe këtë kam besim se do ta bëjnë djemtë që kam në skuadër”. Ndryshe nga sa pritej, vetëm 4 ditë para mbylljes së merkatos, tek Vllaznia është ofruar vetëm mbrojtësi shkodran Antonio Marku. I pyetur nëse ndjehej I shqetësuar në lidhje me mosardhjen e lojtarëve të tjerë, Bushati do thoshte: “Ccdo trajner kërkon që të ketë në përbërje të ekipit të tij lojtarë cilësorë. Megjithatë mund të them se ne po presim përsëri që të kemi dy- tre  lojtarë cilësorë në përbërje të ekipit tonë, pasi sicc edhe e ka thënë ne nuk do të ofrojmë asnjë lojtarë tjetër vecc lojtarëve cilësorë. Ne vijojmë të jemi në pritje të këtyre lojtarëve. Këto që kanë ardhur në provë nuk kanë patur atë cilësi që ne kërkoni”. Priten dy-tre ardhje por I pyetur rreth tyre se kush do jenë, trajneri I Vllaznisë e ka lënë enigëm këtë gjë duke thënë: “Nuk mund të them emra konkret, por pasi të kemi gjë të të saktë në këtë drejtim do të bëjnë present edhe emrat konkret”. Ajo që ka bërë përshtypje dje ishte fakti se në pankinë ka qëndruar gjatë gjithë kohës mbrojtësi malazez Çirakoviç që kishte ardhur një ditë më parë për provë. Megjithatë ai nuk është aktivizuar për asnjë minutë në miqësoren e djeshme. I pyetur për këtë gjë, Bushati ka thënë: “Nuk e provuam pasi nuk ishte ai lojtari që ne presim. E pashë këtë gjë që në stërvitjen e parë që bëri me skuadrën”. Kësisoj duket se vetë Bushati ka filluar t’I bëjë planet me këtë kontigjent lojtarësh që ka në dispozicion duke lënë hapur ndoshta ndonjë suprizë të momenteve të fundit të merkatos megjithëse shpresat janë të pakta.

www.shkodrasport.com