Ka vetëm pak ditë që është ulur në pankinën kuqeblu megjithatë ndryshimet e para kanë filluar. Në mënyrën e të punuarit, në disiplinën sportive, në metodologjinë e stërvitjes dhe shumë gjëra të tjera. Dje ka ardhur edhe fitorja e parë për të në miqësoren ndaj Ribnicës por Artan Bushati nuk I është gëzuar shumë asaj. Për të, e rëndësishme është që skuadra ka filluar t’I kuptojë disa ide që ai dëshiron të transmetojë tek ajo megjithatë ka ende për të bërë. Pas ndeshjes së djeshme, trajneri I ri I Vllaznisë ka qenë I gatshëm t’I përgjigjet disa pyetjeve të bëra nga “Shkodra Sport” për të cilat është përgjigjur:
-Bushati, e nisët me këmbë të mbarë punën me Vllazninë, me fitore ndonëse në një miqësore. Ju kënaq ky fakt?
-Në fakt unë nuk nisem shumë nga kjo. Ndoshta edhe kundërshtari nuk ishte I një niveli të lartë, megjithatë edhe ne nuk kemi qenë në maksimumin tonë. E rëndësishme për mua si trajner është që ekipi zbatoi detyrat. Në fund të fundit, ne kërkuam nga futbollistët të demostronin në fushë atë çfarë u kemi trajnuar këto katër- pesë ditët e fundit. Në njëfarë mase, në mënyrën e daljes në sulm dhe në interpretimin e presingut, djemtë dhanë sinjale se janë të impenjuar dhe u munduan të zbatojnë detyrat pavarësisht se jemi në një periudhë me ngarkesa fizike por shpresojmë që ditë pas dite të rrisim performancën e ekipit në mënyrë që më 9 janar kur rifillon kampionati të jemi në një gjendje edhe më të mirë.
-Megjithatë ka ende për të bërë apo jo?
-Sigurisht që ka shumë për të bërë. Ne shpresojmë që lojtarët të kapin maksimumin dhe të kapin formën e tyre më të mirë shumë shpejt. Nuk mund ta mbasim punën tonë me këtë miqësore që zhvilluam. Ne shohim punën tonë në çdo repart. Edhe në këtë ndeshje, po ta marrim ekipin në pjesën e lojës mbrojtëse në tërësi, ajo lë për të dëshiruar. Kemi filluar punën me pjesën sulmuese ku duhet të korigjojmë jo pak dhe pastaj kjo gjë do rregullohet në vazhdimësi edhe në elementët e tjerë të lojës së skuadrës.
-Janë provuar në këtë takim edhe gjashtë futbollistët e ardhur për provë. E ka kaluar ndonjëri prej tyre testin tuaj?
-Për momentin do të largohen dhe në një komunikim të dytë, mund të bisedojmë sërish me to por tani nuk janë në planet tona.
-Së fundi, e keni caktuar ndeshjen e rradhës?
-Po, do të luajmë të dielën në Budva ndaj ekipit të Grbaljt, një ekip ky I Superligës malazeze, shumë më I fortë se kundërshtari I miqësores së parë dhe aty do të kem mundësi ta shoh edhe më mirë skuadrën.
Gjergj KOLA