Shqipëria U21 u mund nga Kosova dhe Sllovenina, duke komplikuar tej mase gjërat në grupin G të kualifikuesve të Euro 2023. Trajneri i kuqezinjve, Alban Bushi ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shkruan se ekipi meritonte më shumë në këto 2 takime. Numri një i pankinës falenderon skuadrën për gjithçka çka ka bërë dhe u kërkon të bëjnë maksimumin edhe në vijim, pasi edhe mund të kualifikohen në fund.

“Nuk mund të lëmë që dështimet e mia, të tuat, të tonat të përcaktojnë jetën tone. Duhet të mësojmë nga dështimet! Meritonim më shumë për atë që dhamë në fushë në të dyja ndeshjet (Slloveni dhe Kosovë).

Ne e pamë ndeshjen me Slloveninë, ju e patë se sa shumë kishit luftuar dhe sa shumë gjëra të mira që kishit bërë, por… gabimet individuale që ne bëmë, kundërshtari na ndëshko. Nuk ka futboll pa gabime sikurse nuk ka gol po nuk gaboi ndokush! Ju keni zemër dhe luftuat! Nuk u dorëzuat për asnjë moment dhe kjo është më e rëndësishmja nga të gjitha. Fati nuk ishte me ne!

Për ndeshjen e djeshme kundrejt Kosovës, dua vetëm t’ju falenderoj, sepse sakrifikuat, lu.ftuat, shkuat përtej limiteve, pas një rraskapitjeje me Slloveninë, dhe përsëri fati nuk ishte me ne! Ju do të vazhdoni të fitoni e të humbni sepse futbolli është i tillë, por nuk do të rreshtni duke luftuar për të arritur qëllimet tuaja, ato që ju i keni vënë vetes, ato që ju i ëndërroni, ato që ju i doni.

Unë kam shumë besim që do ia dilni sepse e meritoni. Ne duhet të vazhdojmë të luajmë ndeshjet tona! Asgjë nuk ka mbaruar! Kualifikimin ne e ëndërrojmë akoma dhe do të lu.ftojmë fort për të fituar ndeshjet e radhës. Ne futbollistët nuk shquhemi për fjalë, por për zemër. Sikurse ka thënë Barack Obama: “Për aq kohë sa marrim frymë, ka ende shpresë”. Unë jam me ju, dhe ne jemi një”- shkruajti ai.

Shqipëria renditet në vendin e 3-të me 9 pikë.