Vllaznia po shfaq jo pak probleme në shënimin e golit dhe kjo po reflektohet qartë në takimet e fundit të saj ku ndonëse krijohen shumë raste shënimi, nuk arrin dot të konkretizojë siç duhet. Por këto probleme të kuqebluve në sulm duket se do shtohen. Kjo sidomos pas dëmtimi të sulmuesit kryesor të saj, kroatit Tomislav Bushiç. Ai në pjesën e parë të ndeshjes me Bylisin gjatë një kontakti me një kundërshtar, është shtyrë prej tij dhe për rrjedhojë ka dalë jashtë fushe ku është përplasur me një pjesë metatike duke çarë rëndë pjesën e poshtme.
Si rrjedhojë, ai është dërguar menjëherë drejt spitalit të Ballshit ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore duke e qepur në 7 vende pjesën e dëmtuar. Mungesa e Bushiç ë pjesën e dytë të ndeshjes me Bylisin u ndie shumë sepse rastet u krijuan por zëvendësuesi I kroatit- sulmuesi tjetër Gjini nuk arriti dot ta justifikonte besimin e stafit drejtues. Por jo vetëm kaq. Bushiç, nisur nga shkalla e dëmtimit pritet të mungojë edhe në ndeshjen e rradhës, atë që do të luhet ditën e shtunë në stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Besës së Kavajës. E në mungesë të tij, por edhe në kushte kur një lojtar tjetër që mund ta zëvendësojë, Arsen hajdari, nuk po kalon një gjendje të mirë prandaj dhe shënimi I golit po shndërrohet në një makth të vërtetë. Megjithatë, të shtunën duhet gjetur patjetër goli dhe fitorja në mënyrë që Vllaznia të fitojë dhe të jetë disi më e qetë në renditje në prag të nisjes së ndeshjeve të fazës së tretë të kampionatit.
© shkodrasport.com