Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE'Buzëqesh' Brdariç, rikthim i rëndësishëm në shtëpinë e shkodranëve

‘Buzëqesh’ Brdariç, rikthim i rëndësishëm në shtëpinë e shkodranëve

Vllaznia e ka nisur mirë sezonin, teksa pas 7 javësh kampionat, renditet në vendin e parë me 16 pikë. Shkodranët, jo vetëm po fitojnë, por edhe po bindin me lojë.

Në “Loro Boriçi” sot luhet një supersfidë, ku në orën 16.45 të besuarit e Brdariç sfidojnë Partizanin e Ilir Dajes qe kane bere mire deri tani ne kampionat.

Tekniku Brdariç po mendon për formacionin me anë të të cilit ekipi do zbresë në fushë. Më në fund është rikthyer Da Silva, i cili vinte nga një dëmtim. Braziliani është një opsion i mirë, duke rritur akoma më shumë cilësinë e ekipit.

Da Silva ka zhvilluar 4 ndeshje në kampionat, ku ka shënuar një gol. Sa i përket Kupës së Shqipërisë, mbetemi në kuotën e dy golave.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments