Portieri shkodran i Egnatias Alen Sherri u vleresua si me i mire i sezonit te kaluar dhe kjo ka bere qe ne adrese te tij te mos mungojne ofertat nga ekipet e tjera. Nje gje te tille e ka pohuar edhe vete ai ne nje prononcim te dhene per emisionin “Zona 30” ne RTSH.

“Te them te drejten kam patur biseda dhe ne fakt bisedat nuk jane te mira perderisa nuk ka ende diçka konkrete per te cilen ia vlen per t’u ulur per te biseduar dhe diskutuar.

Une kam folur edhe me drejtorin e ekipit, edhe me presidentin, edhe me menaxherin dhe u kam bere te qarte situaten duke i drejtuar tek ato te gjithe ato qe me kane kontaktuar mua sa i takon ofertave. Dhe madje u kam thene se nuk dua t’ia di per asgje derisa te kete diçka konkrete.

Nuk kam deshire te zbuloj me teper ne lidhje me ofertat, por mund te zbuloj vetem faktin qe pas miqesores me Interin, ne adresen time ka patur nje interesim nga skuadra italiane”- eshte shprehur portieri shkodran Alen Sherri./SHKODRA-SPORT.COM/