Kategoria Superiore do te startoje te premten me javen e 14-te dhe ndeshja e pare do te jete ajo qe do te luhet ne mes bluve te Dinamos dhe Vllaznise.

Kuptohet qe kemi te bejme me nje ndeshje te rendesishme. Dinamo ka nisur menjëherë përgatitjet për ndeshjen e radhës me Vllazninë, që do ta luajë të premten në Elbasan.

Koha e përgatitjeve është e shkurtër për këtë sfidë, ku blutë do të përpiqen për të disatën herë të bëjnë kthesën. Ndaj Vllaznisë do të kthehet në formacion Isaevski, i cili mungoi ndaj Partizanit për shkak kartonësh.

Me atë që u pa gjatë ndeshjes me Partizanin, formacioni mund të ketë edhe ndryshime të tjera. Rimal Haxhiu, me atë që tregoi në pjesën e dytë, është një opsion për krahun e djathtë, ku mund të zërë vendin e Skukës.