Ndryshimet e paralajmeruara ne pankinen e skuadres se Bylisit jane zyrtarizuar diten e sotme teksa trajneri i ri eshte prezantuar perpara futbollisteve dhe pjestareve te tjere te stafit teknik.

Ai eshte nje emer shume i njohur per kete klub dhe sportdashesit mallakastriote sepse eshte Naxhi Shensoi, trajneri qe e ka drejtuar edhe dy here te tjere gjate karrieres se tij ekipin e Bylisit. Ja çfare shkruhet ne faqen zyrtare te klubit ballshiot per kete gje:

“Prezantohet trajneri Naxhi Shensoi. Sot ne mesdite, ne ambientet e kompleksit Bylis, ne prani te Presidentit te Nderit, Z.Agron Kapllanaj, administratorit Arber Sino, para skuadres eshte prezantuar trajneri i ri, Naxhi Shensoi, i cili menjehere ka nisur nga puna me skuadren duke drejtuar seancen e pare stervitore ne kompleksin “Bylis”!

Shensoi do te kete dhe nje seance stervitore ne dispozicion per t’u pergatitur per ndeshjen e se merkures naj Vllaznise, ne te cilen do te debutoje ne pankinen e kesaj skuadre./SHKODRA-SPORT.COM/