Sunday, June 21, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLI I FEMRAVEVllaznia e femrave nis 'aksionin' për Champions League. Siguron firmat me 6...

Vllaznia e femrave nis ‘aksionin’ për Champions League. Siguron firmat me 6 lojtaret e para në merkato

Presidenti Lazer Matija e kishte bërë të qartë se Vllaznia e femrave do të bënte disa përforcime serioze për ndeshjet e Champions League fillimisht dhe më pas edhe për sezonin e ri të futbollit shqiptar. Puna e nisur me të mbaruar kampionati i kaluar, tashmë ka filluar të konkretizohet me firmën e lojtareve të para që do të vishen kuqeblu.

Përforcimet kanë nisur nga porta, ku për këtë repart shkodranët kanë zgjedhur portieren e kombëtares së El Salvador, Valadez Samantha Isabel. Ajo është 23 vjeçare dhe me të dhëna shumë të mira.

Një tjetër firmë është ajo me lojtaren nga Brazili, mbrojtësen 22 vjeçare Izabela Da Silva Sales, e po ashtu me një tjetër mbrojtëse, por që mund të luajë fare mirë edhe në mesfushë, amerikania Haylee Rae Spray. Me këto lojtare duket se prapavija është e plotësuar, megjithatë në vijim mund të ketë të tjera përforcime.

Një vëmendje të veçantë presidenti Matija dhe stafi i tij i kanë kushtuar merkatos për sulmin, për të gjetur lojtare cilësore dhe për momentin kanë firmosur me dy lojtare, pikërisht me amerikanen Kendyl Olivia Sarver 22 vjeçe dhe norvegjezen Ine Aas.

Dhe e fundit që ka firmosur për momentin, ka qenë ajo që ka hedhur firmë pikërisht sot, mbrojtësja kanadeze Erin Marieka Van Dolder. 27 vjeçarja përveçse në vendin e saj së fundi ka luajtur në Rumani me ekipin Universitatea Olimpia Cluj.

Skuadra ka filluar të plotësohet dhe javën e ardhshme pritet të nisë përgatitjet për ndeshjet europiane që siç dihet do të nisin në fillimin e muajit gusht. Megjithatë kjo nuk do të thotë se stafi i Vllaznisë e ka mbyllur me merkaton. Po punohet çdo ditë dhe bisedimet vazhdojnë si me lojtare të kampionatit shqiptar ashtu edhe jashtë tij, për ta plotësuar edhe më mirë skuadrën sepse ajo do të tentojë kualifikimin në turin e tretë të Champions League.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments