Monday, April 27, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDabulla: Ndeshje shumë e fortë sot në Elbasan, por unë dëshiroj fitoren...

Dabulla: Ndeshje shumë e fortë sot në Elbasan, por unë dëshiroj fitoren e Vllaznisë

Sytë e të gjithë opinionit sportiv shqiptar do të jenë të përqendruar sonte tek kryesfida e kampionatit shqiptar, ajo në mes skuadrës vendase të Elbasanit dhe Vllaznisë së Shkodrës. Një 90 minutësh që mund të vendosë jo pak për çështjen e titullit kampion të këtij sezoni.

Në lidhje me këtë përballje ka folur edhe ish- futbollisti i njohur Rezart Dabulla. Ai e ka konsideruar një ndeshje të fortë, paçka se ka shprehur dëshirën që atë ta fitojë Vllaznia, skuadër me të cilën edhe ka luajtur gjatë karrierës së tij.

“Mendoj se është një përballje shumë e fortë, pavarësisht se unë dëshiroj të fitojë Vllaznia. Shanset e fitores do t’i ndaja në 50 me 50 sepse nuk është se njëra ka më shumë avantazhe se tjetra.

Mbetet për t’u parë se kush do t’i menaxhojë më mirë vlerat e lojtarëve që kanë në dispozicion dhe taktikat që do të zgjedhin. Lojtarët i kanë cilësorë, por duhet parë se kush do të shfaqet më mirë në fushën e lojës”- është shprehur ish- mbrojtësi i njohur.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments