Eshte mbyllur pjesa e pare ne stadiumin “Loro Boriçi” dhe Bylis udheheq 1-0 ndaj Vllaznise me golin e shenuar nga Jakupi ne minuten e 16-te, gol ky qe solli jo pak kontestim edhe per shkak te mosmarrveshjes mes arbitrave.

Ne minuten e 5-te Zogaj del para Hidit por anesori ngre lart flamurin per pozicion jashte loje te sulmuesit kuqeblu. Ne minuten e 9-te ka nje kundersulm te shpejte te Vllaznise dhe Shtubina gjuan diagonal me porten por topi kalon ngjitur me shtyllen e majte pingule te portes ballshiote.

Ne minuten e 13-te pas nje goditje kendi, Goxha godet me koke dhe topi pas prek edhe nje mbrojtes te Vllaznise, godet traversen dhe me pas largohet nga mbrojtesit shkodrane. Nje rast i mire per miqte.

Ne minuten e 16-te vjen goli i miqve. Pas nje goditje denimi, topi shkon ne zone dhe aty preket me koke nga nje mbrojtes i Vllaznise. Me pas vjen nje lojtar i Bylisit qe e dergon ne rrjete. Anesori ngre flamurin per pozicion jashte loje, e me pas edhe kryesori sinjalizon anullimin e golit, por vetem pas pak sekondash, Ziri nderron mendim dhe akordon gol.

Nje vendim qe ka irrituar futbollistet, stafin por edhe futbollistet e Vllaznise megjithate asgje nuk ndryshon dhe Bylis kalon ne avantazh. Shkodranet mundohen te reagojne por duken te shokuar nga pesimi i golit dhe u muungojne rastet ne porten e Bylis.

Vllaznia- Bylis 0-1

Shenues: Janku ’16

Vllaznia: Sherri, Lekaj, Shehi, Malota, Walusimbi, Marku, Krymi, Kruja, Lika, Zogaj, Shtubina. Trajner: M. Jonuz

Bylis: Hidi, Ymeraliaj, Goxha, Janku, Ndreca, Mëllugja, Hadroj, Bajramaj, Murataj, Qardaku, Guindo. Trajner: V. Dovedan

Gjyqtarë: Blerim Ziri, Endrit Veseli (Fushe- Kruje), Uran Korra (Elbasan)