Pasditen e djeshme Bylis ka zhvilluar miqesoren e rradhes teksa eshte ndeshur ne “Adush Muça” te Patosit ndaj Albpetrolit vendas. Ky takim eshte fituar nga ballshiotet me rezultatin 3-1.
Interesant eshte fakti se 2 prej 3 golave te shenuar nga Bylis ne kete takim, kane per autore futbollistet shkodrane qe jane pjese e tij.
Ka qene fillimisht Eridon Qardaku qe ka zhbllokuar shifrat, por Albpetroli ka arritur te barazoje rezultatin dhe pavaresisht perpjekjeve te ballshioteve, rezultati ka mbetur i barabarte dhe u duk se ndeshja do te perfundonte ne barazim.
Por ne minuten e 85-te ka qene shkodrani tjeter, sulmuesi Angjelo Radovani qe ka shenuar golin e avantazhit, ndersa ne minuten e 90-te ka qene Dushkaj qe ka shenuar edhe golin e trete dhe te fundit.
Ne pjesen e dyte nderkohe perveç ketyre shkodraneve eshte aktivizuar edhe i treti, mbrojtesi 17 vjeçar Marçelino Preka. Ne kete menyre duket se futbollistet shkodrane do te jene elemente te rendesishem per Bylisin e sezonit te ri./SHKODRA-SPORT.COM/