Sikur te mos mjaftonte fakti qe rezultoi nje blerje e gabuar, por Vllaznia mund te kishte humbur edhe 12 mije euro te tjera per futbollistin Redon Dragoshi. Kjo sepse ish- klubi i tij, Kukesi e ka hedhur ne gjyq Vllaznine duke kerkuar nje demshperblim te tille per periudhen e formimit te ketij futbollisti.

Kjo sepse sipas verilindoreve, kontrata e Dragoshit me kuqeblute eshte firmosur pa mbushur 23 vjeç ai dhe sipas rregulloreve te FSHF, UEFA e FIFA, Kukesi si klubi i tij i formimit pretendonte marrjen e nje shume te tille.

Gazeta “Shkodra Sport” meson se çeshtja ka perfunduar ne Dhomen e Zgjidhjes se Konflikteve ne FSHF dhe pasditen e sotme eshte zhvilluar edhe gjyqi. Klubi Vllaznia eshte perfaqesuar me Sekretarin e Pergjithshem te tij, njekohesisht avokat ne kete rast, Blendi Dibra e po ashtu edhe Kukesi me avokatet e tij.

Argumentat e paraqitura nga Dibra ne mbrojtjen qe i ka bere kesaj çeshtje, kane bindur edhe gjykatesit se Vllaznia ka te drejte dhe per kete arsye, DHZK ka hedhur poshte pretendimin e Klubit te Kukesit per te marre nje demshperblim prej 12 mije eurosh per kete çeshtje.

Nje shembull ky qe tregon se tek klubi shkodran po punohet shume mire ne aspektin juridik dhe jo me kot prej 3 vitesh nuk ka asnje gjyq te humbur./SHKODRA-SPORT.COM/