Reparti ofensiv ishte shndërruar në një “makth” për trajnerin e Bylisit, Velkjo Dovedan, i cili në çdo dalje të tij publike ankoj se nuk kishte sulmues që mund të zgjidhnin ndeshjen.

Me sa duket “shpëtimi” do të vijë nga Serbia. Skuadra ballshiote ka arritur së fundmi akordin me futbollistin Nemanja Kojiç, i cili pritet të zgjidhë “hallet” e sulmit.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi ballshiot për “Panorama Sport”. Futbollisti pritet të firmosë nesër kontratën dhe të vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit Dovedan.

31-vjeçari ka një CV tepër të pasur, teksa në të kaluarën është aktivizuar edhe me Partizanin e Beogradit, ku qëndroi për afro 4 sezonesh dhe realizoi 16 gola.

Por ndonese do te firmose neser, me shume mundesi ai nuk do te jete i gatshem per ndeshjen e se merkures kunder Vllaznise.