Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREBylis i rrëmben Vllaznia golashënuesin më të mirë të kampionatit të të...

Bylis i rrëmben Vllaznia golashënuesin më të mirë të kampionatit të të rinjve

Në një kohë kur Vllaznia nuk di në çfarë situate është për shkak të zgjedhjeve që mbajnë varur vendimmarrjen për klubin, ekipet e tjera shqiptare po përfitojnë nga rasti për t’u rrëmbyer lojtarë kuqebluve, apo edhe talente. Më i fundit është mesfushori i talentuar i ekipit të të rinjve, Eridon Qardaku, i cili ka nënshkruar sot me skuadrën e Bylisit.

“Superligashqiptare81” ka publikuar foton e parë të Qardakut në klubin e Bylisit pas firmës, ndërsa mësohet se lojtari ka nënshkruar për 4 vitet e ardhshme me skuadrën ballshiote.

Kjo e fundit ndjek prej kohësh me vëmendje të rinjtë e talentuar dhe ka shfrytëzuar rastin për të nënshkruar me lojtarin duke përfituar nga situata e paqartë në Shkodër.

Qardaku është një mesfushor me tipare ofensive i cili ka spikatur në dy sezonet e fundit me fanellën e të rinjve të Vllaznisë, ndërsa ka luajtur me kuqeblutë në UEFA Youth League në dy edicionet e fundit. /vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments