Teuta mori një barazim me Tiranën, duke i shtyrë bardhebluve festën e titullit. Në një prononcim për “Super Sport”, mesfushori i durrsakëve, Albano Aleksi, dha opinionin e tij për këtë sfidë.

“Më bëhet qejfi që nuk u shpallën sot kampion dhe të na zbresin nga froni. Nuk e meritonin ta fitonin ndeshjen sot. Për t’u shpallur kampion duhet ta meritosh. Ne jemi kujtuar të luajmë futboll shumë vonë. 4 ndeshjet e fundit kemi bërë shumë mirë.

Me Egnatian? S’mund ta themi finale. Kështu si është renditja quhet një e tillë. Ne nuk jemi kurrë barazim. Atë ndeshje do ta luajmë njësojë si ndeshjet e tjera.

Kanë ndryshuar shumë faktorë. Në një ekip kur ndërrohet shumica e lojtarëve dhe është e vështirë të ambientohen. Ata që na erdhën mund të ishin në një kampionat shumë më të dobët dhe nuk e dini se ku do të luanin”, u shpreh Aleksi.