Bylisi, luajti sot në kompleksin “Tropikal një ndeshje testuese, ku ballshiotët e Dovedan patën përballë skuadrën e Superligës së Kosovës Trepça’89. Një ndeshje mjaft e bukur dhe e fortë, me lojë të bukura nga të dyja skuadrat.

Madje, duhet theksuar se ballshiotët kanë qenë Superiorë në pjesën e parë, duke fituar dhe duke e mbyllur 45′ e parë në avantazhin 2-0. Qardaku dhe Peçi kanë shënuar për ballshiotët.

Në fraksionin e parë të testit, trajneri Dovedan ka aktivizuar një formacion miks, me disa lojtarë titullarë, por edhe lojtarë që kanë ardhur në ditët e fundit të merkatos në Ballsh, apo dhe ata që kanë qenë rezervë dhe nuk janë aktivizuar fare në dy takimet e fundit sidomos.

Trepça’89 ka shënuar dy gola dhe me barazimin 2-2 është mbyllur testi miqësor, ndërsa duhet theksuar, se në përgjithësi, ballshiotët kanë mbetur të kënaqur, sepse qëllimi i takimeve të atilla është për harmonizimin e grupit.

Bylis-Trepça’89 2-2

Shënues: Qardaku 2′, Peçi 40’/