Gazetaret shkodrane jane shpallur diten e sotme fitues te Kupes “Ramazan Rragami”, organizuar me rastin e ndarjes nga jeta te legjendes se futbollit shkodran dhe shqiptar. Ato kane triumfuar ndaj tre ekipeve te tjera pjesmarrese duke merituar ne fund edhe trofeun.
Ne kete kupe kane marre pjese kater ekipe dhe pikerisht veteranet e futbollit shkodran, gazetaret shkodrane, ato te RTK nga Kosova dhe te TV Klan. Sipas shortit, ndeshja e pare ka qene ajo ne mes RTK dhe TV Klan dhe pas rezultatit te barabarte gjate lojes eshte dashur gjuajtja e penalltive per te shpallur fituesin. Ka qene TV Klan me i sakte ne gjuajtjen e tyre duke fituar dhe duke shkuar ne finale.
Ne gjysmefinalen tjeter, jane ndeshur ekipi i veteraneve te futbollit shkodran ne rradhet e te cilit kane qene emra te shquar si Zmijani, Jera, Josa, Dani, Cungu, Miloti, Doçi e Neziri si dhe ekipi i gazetareve shkodrane. Keta te fundit kane luajtur me mire duke fituar 2-1 fale golave te shenuar nga Gjergj Kola dhe Mirjon Mehja, ndersa golin e vetem per veteranet e shenoi Armando Cungu.
Ne ndeshjen per vendin e trete, veteranet shkodrane kane fituar me penallti ndaj RTK duke merituar edhe çmimin e akorduar per kete vend. Nderkohe me shume emocione eshte zhvilluar finalja ne mes gazetareve shkodrane dhe atyre te TV Klan. Kane qene keta te fundit qe kane kaluar te paret ne avantazh por me pas ka shenuar dy gola njeri pas tjetrit Xhulio Kola dhe ne kete menyre gazetaret shkodrane kane fituar 2-1 duke u shpallur dhe fitues te kupes.
Ka qene kryebashkiaku Bardh Spahia ai qe i ka dorezuar kupen kapitenit Gjergj Kola, por ky i fundit ia ka dhuruar ate Jetes, vajzes se profesor Zan Rragamit. Suksesi i gazetareve shkodrane padyshim qe eshte edhe merite e te tjereve, duke filluar nga portieret Gasper Marku dhe Fatjon Nutaj, per te vazhduar me Admir Uruçin, Klodian Zhivanin, Ergys Kavajen, Ermal Ceken dhe Maringlen Zhivanin. Mbi te gjitha ajo qe vlen eshte nderimi qe iu be kesaj figure te madhe te futbollit shkodran dhe shqiptar./SHKODRA-SPORT.COM/