Në Shkodër po bëjnë gati formacionin për ndeshjen e së shtunës ndaj Skënderbeut dhe kjo gjë është pasqyruar sot edhe në faqet e para të gazetave sportive.

Përveç lajmeve të Vllaznisë, ka edhe lajme në lidhje me futbollistin shkodran Elseid Hysaj.

Kështu, në faqen e parë të gazetës “Sport Ekspres” është artikulli me titull: “Malota nuk duket në Shkodër, Orelesi kthehet në mbrojtje”.

Në faqen e parë të gazetës “Panorama Sport” ndërkohë ka një artikull për futbollistin shkodran të Napolit Elseid Hysaj në të cilin shkruhet: “Prapaskena, Hysaj: Si e refuzova Juventusin”.

Për Vllazninë ndërkohë kjo gazetë nuk ka asnjë artikull.

Por për më tepër, më poshtë keni mundësinë të shikoni të plota faqet e para të këtyre gazetave të ditës së sotme: